SPORT, 15 Maj 2022, 09:09

Kategoria Superiore/ Katër skuadra në garë për zonën Europiane, zbuloni axhendën e javës së parafundit

Kategoria Superiore/ Katër skuadra në garë për zonën

Kategoria Superiore do të rikthehet të zhvillojë javën e parafundit të saj ose e përkthyer ndryshe javën e 35-të, të shtunën e 21 majit, ku sërish të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtin orar.

Me Tiranën e shpallur kampion dhe me mbijetesën si çështje të mbyllura, tani Superiorja luan takimet e saj për një vend në Europë, me Partizanin, Kukësin, Vllazninë dhe Teutën.

Vllaznia do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Egnatias. Partizani do të sfidojë në “Elbasan Arena” skuadrën e Kastriotit. Teuta do të presë në stadiumin “Niko Dovana” ekipin e Laçit.

Kukësi do të presë në “Kukës Arena” Skënderbeun e rënë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa Dinamo dhe Tirana do të ndeshen në derbin e kryeqytetit thjesht për statistikë, duke parë se blutë kanë rënë nga kategoria ndërsa bardheblutë janë shpallur kampionë.

AXHENDA E JAVËS SË 35-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

DINAMO – TIRANA | 17:00 | Stadiumi i papërcaktuar |

VLLAZNIA – EGNATIA | 17:00 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

PARTIZANI – KASTRIOTI | 17:00 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

TEUTA – LAÇI | 17:00 | Stadiumi “Niko Dovana” |

KUKËSI – SKËNDERBEU | 17:00 | Stadiumi “Kukës Arena” |

Kategoria Superiore/ Katër skuadra në garë për zonën