SPORT, 11 Janar 2022, 15:43

Ish-portieri i Realit: Mesi është një mashtrues dhe provokator, Ronaldo arrogant

Ish-portieri i Realit: Mesi është një mashtrues dhe provokator,

Ish-portieri i Real Madrid dhe Liverpulit, Jerzy Dudek, ka shkruar disa paragrafë për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon në autobiografinë e tij.

“Messi ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Mesin t’i thotë fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.

Ai gjithashtu ka folur edhe për Ronaldon.

“Kristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë. Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”, shkruan Dudek.