TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona po kërkon të afrojë në mënyrë surprizë mesfushorin brazilian, Oskar dos Santos. Katalanasit po kërkojnë një mesfushor që të mbulojë hapësirën e lënë nga Kutinjo, i cili u largua drejt Anglisë.
Sipas TNT Sport në Brazil, Barcelona ka kontaktuar me 30-vjeçarin për një transferim të mundshëm në “Kamp Nou”. Por kontrata e Oskar me Shanghai Port, e mban atë në Kinë deri në vitin 2024, duke përfituar 670 mijë euro në javë.
Ish-mesfushori i Çelsit është bërë lojtari i pestë në botë me pagën më të lartë dhe për të kaluar te ekipi i Çavit do të duhet të reduktojë fitimin e tij. Kjo gjë mund të sjellë probleme për Barcelonën, por gjithashtu dhe për brazilianin i cili kërkon një rikthim në Europë.