SPORT, 14 Korrik 2022, 13:11

Inzagi me një plan surprizë për zëvendësuesin e Perisiç, talenti argjentinas futet në garë për vendin e titullarit

Inzagi me një plan surprizë për zëvendësuesin e

Ivan Perisiç ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonin e shkuar, me largimin e kroatit drejt Totenhemit që la një boshllëk të madh në krahun e majtë të cilin Simone Inzagi po punon për ta zgjidhur përpara fillimit të sezonit.

Robin Gosens është ai që pritet të marrë vendin e titullarit në krahun e majtë për sezonin e ardhshëm, por paraqitjet e mira të talentit argjentinas Franko Karboni duket se po bëjnë teknikun italian të mendojë t’i japi dhe atij një shans për të qenë zëvendësuesi i Perisiç.

19-vjeçari ka shkëlqyer më të rinjtë e Interit ku fitojë edhe mundësinë e një huazimi te skuadra e Kaljarit nga e cila u kthye në fillim të muajt korrik. Teknika dhe shpejtësia që e karakterizojnë kanë bërë që shumë klube italiane të vihen pas tij, por që për momentin një largim i tij është refuzuar kategorikisht nga Interi.

Inzagi po e shikon nga afër Karbonin gjatë fazës përgatitore, ku në përfundim të saj do të vlerësojë edhe mundësitë që ai të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pse jo nëse shpalos cilësitë e tij mund ti besohet edhe vendi i lënë bosh nga Perisiç.