SPORT, 13 Korrik 2022, 12:47

Aventurë e re brenda Serisë A, klubi historik italian pranë djalit të Simeones

Aventurë e re brenda Serisë A, klubi historik italian pranë

Napoli duket se do të investojë menjëherë në merkato milionat që do të përfitojë nga shitje e Kulibalisë që duket pranë transferimit te Çelsi. Italianët duket se janë pranë transferimit të Xhovani Simeones, i cili aktivizohet te Verona.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes palëve, ku është arritur edhe akordi personal mes Napolit dhe lojtarit që shihet si zëvendësuesi i Andrea Patanjas që pritet të largohet.

Tani napoletanëve i ka mbetur vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Veronën që e vlerëson kartonin e 27-vjeçarit rreth 20 milionë euro.