SPORT, 13 Korrik 2022, 09:17

Kampioni i Europës “largon” Juventusin: Nuk kthehem sivjet në Itali!

Kampioni i Europës “largon” Juventusin: Nuk kthehem sivjet

Çelsi është transferuar në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku Zhorzhinjo, një prej objektivave më të rëndësishëm të Juventusit, u jep fund spekulimeve, të paktën edhe për këtë merkato vere.

Me sa duket, ardhja e biznesmenit amerikan në radhët e bluve të Londrës ka qetësuar ujërat te Çelsi dhe tashmë të gjithë duan të vazhdojnë të qëndrojnë në skuadër.

“Unë kam qenë dhe jam shumë i lumtur te Çelsi. Nëse edhe klubi e mendon kështu si unë, pa dyshim që do të isha i lumtur të qëndroja, ndonëse në futboll asgjë nuk është e sigurt
Gjithsesi, kontrata ime flet qartë dhe nuk kam ndërmend që të transferohem askund tjetër.Interesimi i Juves? Nuk ka verë që të mos përflitet kjo gjë, por unë jam i fokusuar totalisht te Çelsi dhe dua që të përgatitem sa më mirë për sezonin që pritet të nisë”, u shpreh Zhorzhinjo, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor 2023.