SPORT, 13 Korrik 2022, 11:32

Dembele nuk “driblon” më, pritet vetëm firma, detajet e kontratës së re

Dembele nuk “driblon” më, pritet vetëm firma, detajet e

Ousmane Dembélé është rikthyer në qendrën stërvitore “Joan Gamper” të Barcelonës, për të qenë në dinamikën e skuadrës së Xavi Hernández, ndërsa në zyrat e klubit blaugrana tashmë është gati kontratat për t’u nënshkruar.

Mëngjesin e sotëm lojtarët që nuk janë thirrur për ndeshjen e kësaj të mërkure kanë pasur stërvitje te diferencuar, mes tyre edhe Dembele.

Ai ka dritën jeshile dhe pritet zyrtarizimi i kontratës së re, pasi ajo e fundit skadoi më 30 qershor. Francezi do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2024, me 40% ulje page në krahasim me atë të fundit.