SPORT, 21 Gusht 2022, 20:55

Empoli i shqiptarëve ndal Fiorentinën, Napoli dominon Monzën në shtëpi

Empoli i shqiptarëve ndal Fiorentinën, Napoli dominon Monzën

Java e dytë e Serisë A po shkon drejt fundit, me dy sfidat e para të mbrëmjes së sotme, me Napolin që konfirmoi dhe njëherë që është skuadra për të mundur deri më tani në këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti arriti të dominojë Monzën e Berluskonit me rezultatin 4-0. Ai që spikati ishte dhe njëherë blerja e re, gjeorgjiani, Kvaratskhelia, i cili realizoi dy gola. Gjithashtu në këtë sfidë shënuan dhe Osimhen me Kim Min-Jae.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Empoli i Bajramit e Ismajlit ndali në një barazim pa gola Fiorentinën, edhe pse duhet të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 67’, pas daljes me karton të kuq të Lupertos.

Gjithashtu me karton të kuq në këtë sfidë u ndëshkua dhe trajneri i vendasve, Paolo Zaneti, për protesta në fund të sfidës.

Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, u aktivizua për 67 minuta, ndërsa mbrojtësi kuqezi luajti për 90 minuta të plota.