TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën e saj vendimtare. Pas refuzimit nga Real Betis dhe Sassuolo, një tjetër klub i Serie A ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin shqiptar.
Bëhet fjalë për Torinon, që sipas raportimeve nga Italia ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi situatën e lojtarit. Granatat po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës për t’i dhënë më shumë opsione trajnerit Baroni, dhe Asllani shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e tyre.
23-vjeçari, i cili është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022, ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin e Simone Inzaghit, ndërsa me Chivun në stol, i është bërë e qartë që nuk është më pjesë e ideve të klubit.
Torino ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por sinjalet nga “Olimpico Grande Torino” tregojnë se interesimi është serioz, ndërsa merkatoja mbyllet më 31 gusht.