SPORT, 11 Shtator 2024, 19:20

Ilir Daja prezantohet te Dinamo: Krijojmë grup stabël, kam ide për dërgimin e ekipit në nivel të lartë

Ilir Daja prezantohet te Dinamo: Krijojmë grup stabël, kam ide

Ilir Daja u prezantua sot si trajner i Dinamos. Tekniku i njohur, në fjalët e tij të para në krye të skuadrës, u shpreh i lumtur për rikthimin.

“Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre. Falënderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi. Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata.

Debutimi në derbi? Koha ka qenë e paktë, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”- tha ai.