SPORT, 24 Qershor 2025, 17:09

I huazuar te Juventusi, Kolo Muani zbulon: Ja dëshira ime për të ardhmen

I huazuar te Juventusi, Kolo Muani zbulon: Ja dëshira ime për të

Kolo Muani dëshiron qëndrimin te Juventusi, përtej përfundimit të huazimit që i mbaron në fund të Botërorit të Klubeve. Kjo është ajo që ka thënë vetë futbollisti, kartoni i të cilit zotërohet nga PSG.

“Nuk di asgjë për Chelsea-n, jam i fokusuar te Kupa e Botës për Klube. Do të shohim çfarë ndodh në treg pas përfundimit të turneut.

“Nëse do të varej vetëm nga unë, do të qëndroja këtu. Jam vërtet i lumtur te Juventusi.”