TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi po mendon që tani për merkaton e verës, ku synon të bëjë një revolucion në mesfushë duke afruar lojtarë të rinj dhe me perspektivë. Një ndër emrat më të përfolur është Kristjan Asllani.
20 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Empolit dhe tashmë është kthyer në një titullar fiks, aq sa u grumbullua për herë të parë me Shqipërinë për 2 ndeshjet miqësore. Interi do të “djeg” konkurencën me ekipet e tjera dhe sipas mediave italiane, zikaltërit kanë në dorë “çelësin” për të mbërritur tek futbollisti shqiptar.
Skuadra e Inzagit mund të ofrojë në shkëmbim një tjetër mesfushor premtues si Lusien Agume. Ai është i huazuar tek Brest në Francë dhe po zhvillon paraqitje mjaft pozitive.