SPORT, 26 Mars 2022, 23:08

Hysaj dhe Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë, të shmangim pësimin e golave në minutat e fundit

Hysaj dhe Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë, të

Mbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti  dhe Elseid Hysaj folën pas përballjes me Spanjën, teksa theksuan se zhvilluan lojë të mirë, por goli i parë erdhi nga një gabim.

"Bëmë lojë të mirë, kishim edhe raste. Luajtëm shumë mirë në pjesën defensive. Te goli i dytë e humbëm, por nuk duhej bërë ai gabim.

 Besoj se ekipi ka bërë shumë hapa të mirë, sepse besoj se edhe sot u duk që të gjithë vraponin për njëri-tjetrit dhe është ajo që na bën ne të fortë.

 Sigurisht që gabimet vendosin ndeshjet, sidomos me ekipet të këtij niveli nëse gabon e pëson golin, por në futboll besoj që çdo ekip bën gabime.

Golat, cili ishte më i evitueshëm? Të them të drejtën duhet t’i rishikoj, sigurisht që të dy mund të evitoheshin, çdo gol mund të evitohet. Te goli i dytë ishte shumë e vështirë, të bllokohej ajo goditje", tha Gjimshiti.

 "Me të vërtetë është trishtim, e meritonim barazimin, por siç ndodh në futboll ka dhe raste të tilla, por është gjynah që në minuta të fundit ta pësojmë.

Pësimi në minutat e fundit: Duhet ta rregullojmë këtë punën e minutave të fundit, të vendosim eksperiencën dhe ta përmirësojmë, pasi një 1-1 do të ishte një rezultat historik në përballjen me Spanjën", tha Hysaj.