TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas tri ndeshjesh pa fitore, Vllaznia rigjen suksesin në Superiore (java e 9-të) dhe e bën këtë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku morën shumë shpejt kontrollin dhe bënë gjithçka mirë.
Ante Aralica (11′) hapi serinë e golave pas një rrëmuje në zonë dhe më pas ishte sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, që i rikthyer si titullar, shënoi dy herë në portën e krutanëve (18′ dhe 56′ ), duke vulosur suksesin e kuqebluve.
Goli i Ajazit (76') shërbeu vetëm për statistikë personale për sulmuesin, pasi Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë.