SPORT, 20 Nëntor 2021, 11:01

I vaksinuar me të dyja dozat, ylli i Napolit infektohet me COVID-19 dhe humbet sfidën ndaj Interit

I vaksinuar me të dyja dozat, ylli i Napolit infektohet me COVID-19 dhe

Goditje për Napolin përpara sfidës ndaj Interit, Mateo Politano rezulton pozitiv me COVID-19. Gjatë kryerjes së tamponëve të djeshme, ish-sulmuesi zikaltër nuk do të jetë i gatshëm kundër ish-skuadrës së tij.

Politano, i cili është dhe vaksinuar totalisht me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID, është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në banesën e tij.

Një goditje e madhe kjo për Luçiano Spaletin, i cili përveç ndeshjes ndaj Interit, e cila është e programuar të zhvillohet nesër pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, pritet të humbasë 28-vjeçarin edhe për sfidën e së mërkurës në Europa Ligë në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Spartakut të Moskës, por edhe ndaj Lacios të dielën e ardhshme.

Lajmin e infektimit me Koronavirus të Mateo Politanos, e ka bërë me dije vetë klubi napoletan me anë të një komunikate në kanalet e saj zyrtare.