SPORT, 20 Nëntor 2021, 18:13

Rikthehet Broja, sulmuesi e nis nga stoli. Southampton bie në transfertë

Rikthehet Broja, sulmuesi e nis nga stoli. Southampton bie në

I rikuperuar plotësisht, por jo në formën e tij më të mirë, Armando Broja e nisi nga stoli sfidën kundër Norwich, pa mundur të lë gjurmë, apo të shmang humbjen 2-1 që Southampton pësoi në transfertë.

“Shenjtorët” kalua të parët në avantazh, që në minutën e 4-ët me Adams por tre minuta më pas Norwich barazoi shifrat në 1-1.

Siç është bërë tashmë traditë, sa herë nuk është titullar, trajneri Hasenhuttl aktivizoi Armando Brojës me fillimin e pjesës së dytë, por ishin vendasit ata që kaluan në avantazh në minutën e 79-të. Rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar deri në fund me Southampton që pësoi humbjen e katërt sezonale.