SPORT, 20 Nëntor 2021, 09:50

Florian Marku do të ngjitet sonte në ring, do të përballet me Jorick Luisetto

Florian Marku do të ngjitet sonte në ring, do të përballet

Boksieri shqiptarë Florian Marku, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto.

Përballja mes dy boksierëve do të bëhet në “The SSE Arena”, ora 21:30.

Marku do të kërkojë fitoren e radhës për të vazhduar me rezultatet mbresëlënëse ku akoma nuk njeh humbje, duke qenë i pamposhtur, teksa ka zhvilluar 10 meçe, ku ka fituar 9 dhe ka barazuar vetëm 1 herë.

Nga ana tjetër kundërshtari i Markut ditën e sotme nuk duhet nënvlerësuar sepse në 13 meçe, ka fituar 11 dhe ka humbur 2.