SPORT, 26 Gusht 2023, 20:10

E papritur në Shkodër, fiken dritat në stadium para fillimit të sfidës Vllaznia-Kukësi

E papritur në Shkodër, fiken dritat në stadium para fillimit

Një episod i çuditshëm ka ndodhur pak minua para nisje të sfidës mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndërsa skuadrat po kryenin nxemjen në impiantin e qytetit të Shkodrës, janë fikur dritat, duke bërë që të pllakoste errësira.

Menjëherë punonjësit e stadiumit janë vënë në punë për të korrigjuar problemin duke rivendosur në punë sistemin e ndriçimit, i cili ka shkaktuar jo pak kaos e dyshime për startin në kohë të ndeshjes.