SPORT, 21 Tetor 2024, 17:52

Hakerët dërgojnë Arda Guler te Juventus, të gjithë befasohen me postimin për yllin e Realit

Hakerët dërgojnë Arda Guler te Juventus, të gjithë

Juventus ka rënë pre e hakerëve në rrjetin social “X”. Faqja e tyre postoi një njoftim ku tregonte se Arda Guler, talenti i Real Madrid, kishte nënshkruar me “Zonjën e Vjetër”.

“Mirë se erdhe te Juventus, Arda Guler. Ylli që po rritet në futboll është tashmë pjesë e familjes së Juventusit. Gati për të shkruar historinë bashkë në këtë udhëtim?”

Kjo ishte çfarë shkruhej me foton e Guler bashkangjitur. Gjithçka krijoi konfuzion fillimisht te ndjekësit, teksa më pas klubi përmes llogarisë zyrtare konfirmoi se janë hakuar.

Hakerët dërgojnë Arda Guler te Juventus, të gjithë