SPORT, 19 Tetor 2024, 14:54

Barcelona, Flick shuan dilemat për portën: Ju tregoj kush luan nga minuta e parë

Barcelona, Flick shuan dilemat për portën: Ju tregoj kush luan nga

Barcelona do të përballet me Sevillian të dielën, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Trajneri i katalanasve Flick, në konferencën për shtyp tha se Inaki Pena do të jetë në mesin e shtyllave nga minuta e parë, pavarësisht gatishmërisë së portierit Szczezny.

“Jam i lumtur që Szczezny ai tha se ishte gati të luante. Është pozitive, por unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin.  Iñaki  Pena luan nesër”- tha  Flick. Kujtojmë që Szczezny ishte afrim emergjent te Barça, pas dëmtimit të Ter Stegen.