SPORT, 19 Tetor 2024, 19:40

Dy gola për 13 minuta, Myrto Uzuni i pandalshëm pas rikthimit në fushë

Dy gola për 13 minuta, Myrto Uzuni i pandalshëm pas rikthimit në

Myrto Uzuni është titullar sot në sfidën që Granada po luan përballë Tenerife dhe ka shpërthyer me dy gola në 13 minuta. Trajneri i ka besuar kështu vendin në formacion sapo kaloi dëmtimin muskulor, ndërsa sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 20-të fillimisht dhe më pas në minutën e 33-të.

Të gjithë duartrokitën golat e 29-vjeçarit, ndërsa sfida luhet në shtëpi për ekipin e Granadës. Sfida e nisur në 18:30 po fitohet 2-0 falë aftësive të sulmuesit shqiptar.

Uzuni ndërkohë nuk ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit. Sulmuesi mungoi për Silvinjon, ndërsa po kalonte fazën e fundit të rikuperimit.

Sfida në La Liga 2 luhet për javën e dhjetë. Tenerife nuk është paraqitur aspak mirë në kampionat dhe për këtë Granada synon vetëm fitoren.

Goli i dytë i Myrto Uzunit: (VIDEO)