TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylber Ramadani foli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Luca Gotti, duke iu rikthyer episodit në ndeshjen ndaj Parmës. Mesfushori shqiptar i Lecces nuk e priti mirë zëvendësimin, teksa i acaruar, ofendoi teknikun Gotti.
“Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest në karrierën time, shumë keq. Dua t’i kërkoj falje trajnerit para të gjithëve, e kam bërë tashmë në dhomat e zhveshjes. Trajneri është si një baba për mua, më ka ndihmuar shumë. Është një kapitull i mbyllur. Ne si skuadër jemi shumë të bashkuar dhe kjo është e rëndësishme për ndeshjen e radhës, ndaj Fiorentinës duam të marrim rezultat. ” – tha Ramadani.
28-vjeçari është impenjuar në 7 ndeshje në këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Në sezonin e parë, Ramadani u aktivizua në 34 takime. Ai u transferua te Lecce në vitin 2022, nga skocezët e Aberdeen.