SPORT, 17 Shkurt 2024, 21:15

Goli i katërt në kampionat, sulmuesi shqiptar tund rrjetën në duelin ndaj Grezdës

Goli i katërt në kampionat, sulmuesi shqiptar tund rrjetën

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Hajdukut të Splitit, në duelin ndaj Rudesh, skuadrës ku aktivizohet edhe Eros Grezda.  

22-vjeçari Dajaku, u hodh në fushë në minutën e 82-të, duke zënë vendin e Sahitit, teksa në minutën 90+7 arriti të shënonte në portën kundërshtare duke vulosur shifrat 0-2 për Hajdukun e Splitit. Ky ishte goli i katërt në kampionat për Dajakun, i cili ka regjistruar edhe 2 asiste.

Në ato minuta që është thirrur në apel nga trajneri, sulmuesi me origjinë shqiptare, duke se e ka justifikuar mjaft mirë besimin e trajnerit, duke dhënë një kontribut të çmuar te Hajduku që këtë sezon synon titullin kampion. 

Ndërkohë për sa i përket Eros Grezdës, ai e nisi nga stoli këtë përballje, duke u aktivizuar në minutën e 59-të, por pa mundur të lerë gjurmë.