SPORT, 17 Shkurt 2024, 16:02

Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdon të mbajë kreun

Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdon të

Liverpool ka arritur të fitojë bindshëm dhe pa probleme ndaj Brentford në transfertë, ku shifrat përfundimtare ishin 1-4. Në pjesën e parë mjaftoi vetëm goli i Darwin Nunez, me sulmuesin i cili shënoi golin e epërsisë për Liverpool pas asistimit të Diogo Jota në minutën e 35’.

Pjesa e dytë foli përsëri për Liverpool, pasi të kuqtë shënuan golin e dytë me Mac Allister në minutën e 55’. Nuk vonoi shumë dhe Salah shënoi emrin e tij në listën e shënuesve, pasi një asistim nga Gapko në minutën e 68’, bëri që ylli egjiptian të trefishonte shifrat.

Goli i vetëm për Brentford erdhi nga Toney në minutën e 75’. Në përfundim të sfidës, ishte edhe Gapko i cili shënoi duke çuar shifrat në 1-4. Me këtë rezultat, Liverpool ndodhet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Brentford në vendin e 14 me 25 pikë.