SPORT, 17 Shkurt 2024, 20:30

BUNDESLIGA/ Vazhdon magjia e Leverkusenit të pandalshëm, tani Bajerni është 8 pikë larg

BUNDESLIGA/ Vazhdon magjia e Leverkusenit të pandalshëm, tani Bajerni

Bajer Leverkusen vazhdon marshimin i vetëm në kreun e Bundesligës dhe sot ka mundur në transfertë Hajdenhajm, për t’u shkëputur me 8 pikë nga Bajern Mynih i vendit të dytë.

Skuadra e Çabi Alonsos ka treguar përsëri epërsinë e saj ndaj kundërshtarëve dhe falë golave të Frimpong dhe Adli ka siguruar fitoren ë 18 në këtë kampionat pas 22 javësh në të cilat mbetet ende i pamposhtur.

Ndërkohë, Shtutgarti ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Darmshtad, duke u shkëputur më shumë në vendin e tretë në renditje.

REZULTATET


Darmshtad-Shtutgart 1-2

Haidenhajm-Bajer Leverkusen 1-2

Hofenhajm-Union Berlin 0-1

Mainz-Augsburg 1-0

Volfsburg-Dortmund 1-1

RB Lajpcig-Borusia Mynshengladbah 2-0.