TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajer Leverkusen tërhoqi vëmendjen me posh tërimit që i “rezervoi” Bajernit në fushën e vet me shifrat e thella 3-0, e cila shërbeu njëkohësisht edhe si provë se “aspirinat” nuk kanë rivalë këtë sezon të Bundelsigës. Që prej nisjes së edicionit, të besuarit e Ksabi Alonsos kanë marshuar në 31 ndeshje në të gjitha frontet, ku ata nuk e kanë njohur humbjen dhe ja kanë dalë të sigurojnë 27 fitore dhe vetëm 4 barazime.
REKORDI I BAVAREZËVE- Bajern Mynih në periudhën dhjetor 2019 deri në shtator të vitit 2021 rezistuan në 32 takime pa humbje në të gjitha kompetcionet. Hansi Flik ishte në krye te gjigantëve gjermanë, teksa në këtë rrugëtim të gjatë “të pathyeshëm”, ata korrën tripletën e famshme të ciklit 2019-2020, sikurse Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Evropës. Leverkusen aktualisht është në pozita të favorshme për të fituar për herë të parë në historinë e Bundesligës titullin kampion, një hap larg finales së Kupës vendëse dhe në listën e favoritëve për Ligën e Europës. Mundësitë janë në “pjatë” për Xhakën me shokë që të përsërisin periudhën e “artë” të rivalëve ngas Mynihu, por me ndryshimin e garës europiane, Liga e Kampionëve me Europa Ligë, sepse “aspirinat” inkuadrohen në turneun e dytë më të rëndësishëm për klube. Haidenhaim konsiston me kundërshtarin e ditës së sotme dhe në rast suksesi, kryesuesit e Bundesligës do të mbërrijnë në 32 sfida pa humbje, e përkthyer me barazimin e distancës më të gjatë të një klubi gjerman pa rezultat negativ. Ata e kanë gjetur rrugën e rrjetës 94 herë, ndonëse sezoni është ende i gjatë dhe statistikat mund të thyejnë çdo rekord edhe në spektrin e finalizimeve, thuajse “makineri perfekte” me “maestron” Ksabi Alonso.
PIKËT-Ligat kryesore të Europës kanë ndezur fuqishëm motorët, aty ku kanë dalë në pah edhe favoritët. Ndonëse PSG-ja dhe Interi kanë distancën me të madhe nga rivalët në krye të kampionateve respektive, Ksabi Alonso i Bajer Leverkusen bën “ligjin” në kontinentin e vjetër me mesataren më të lartë të pikëve. Saktësisht tekniku 42- vjeçar mbart shifra mbresëlënëse, 2.61 pikë. Në shkallën e dytë të këtij klasifikimi renditet Simone Inzagi nga kampi i Interit me 2.61 pikë. Vlen të ceket se nuk është përfshirë takimi mes Interit dhe Salernitanës, e vlefshme për javën e 25-të në ligën italiane.
Ndërkohë, pozicionin e 3-të në podium i përket Karlo Ançelotit. Trajneri i “galaktikëve” lë pas Luis Enriken e PSG-së. Tomas Tuhel megjithëse është 5 pikë mbrapa nga vendi i parë në kampionat, gëzon të dhëna më të mira sesa Mishel i Gironës. Ky i fundit ka habitur jo pak me ekipin e vogël nga Katalonja, duke u ngjitur më lart sesa Pep Guardiola. Mjaftoni t’i referohemi mesatares së Mishelit me Pepin, 2.37 pikë kundrejt 2.26 të Guardiolës. Jyrgen Klop dhe Daniele De Rosi bëjnë pjesë në 10-tëshen më të mirë. Në po të njëjtën linjë qëndron edhe Masimiliano Alegri.