SPORT, 17 Shkurt 2024, 14:02

Gleison Bremer, në listën e Manchester United

Gleison Bremer, në listën e Manchester United

Përpjekjet e drejtuesve të Manchester United për të përforcuar prapavijën sa vijnë e shtohen.

Ky repart konsiderohet më difektozi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ në sezonin aktual dhe tanimë listës së tyre i është shtuar Gleison Bremer.

Për brazilianin anglezët kanë bërë gati çekun prej 50 milionë eurosh, titullar i padiskutueshëm në 11-shen e Massimilliano Allegrit.

"Zonja e Vjetër" shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të mirë dhe në rastin konkret, ishi i Torinos konsiderohet pasardhësi perfekt i Giorgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit, dy ish legjenda të kësaj skuadre.

Për 26 vjeçarin janë interesuar edhe disa ekipe në Premier League, për të cilin besohet se drejtuesit e bardhezinjve do ta vlerësojnë ofertën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, pavarësisht rëndësisë tek ish rekordmenët e Scudettos.

Tek italianët Gleison Bremer po zhvillon sezonin e dytë, një mbrojtës me shumë kualitet, i cili numëron 2 gola në 25 sfida.

Ekipi i trajnerit Erik Ten Hag ka humbur ndjeshëm protagonizëm në Angli dhe Europë, drejtuesit e të cilit do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për ta rikthyer tek sukseset në sezonin vijues.