TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjimnastika brazilane qan Isabelle Marciniak që humbi jetën në moshën 18 vjeçare për shkak të limfomës së Hodgkin. Lajmi i hidhur u konfirmua nga Federata e Gjimnastikës së Paranà me 18 vjeçaren që nuk mundi dot të fitojë betejën ndaj kancerit.
Federata e Gjimnastikës në Brazil shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një prej gjimnasteve premtuese më të mira në gjimnastikën ritmike. ‘Shpresojmë që historia e saj, pasioni i saj për sportin dhe kujtimi i saj të vazhdojë të jetojë si burim frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te gjimnastika si një instrument formimi njerëzor dhe transformimi-lexohet në një postim te Federatës në rrjetet sociale.
Edhe pse në një moshë shumë të re, Isabelle Marciniak kishte fituar disa tituj në nivele të larta: në 2021 u shpall kampione e Brazilit në gjimnastikën ritmike në garimin individual. Po këtë vit fitoi medaljen e artë në ushtrimet me top dhe mendaljen e argjendtë në ushtrimet me fjongo. Pavarësisht sëmundjes së saj, Isabelle vazhdoi të jetë një pikë referimi për skuadrën e saj që në 2023 fitoi titullin në trio të Paranaense përpara se të ndalej për të përballuar kurën onkologjike.