SPORT, 4 Shtator 2025, 18:51

Gjibraltar-Shqipëri/ Medon Berisha i afrohet sërish supergolit, mbyllet pjesa e parë e miqësores me rrjeta të paprekura

Gjibraltar-Shqipëri/ Medon Berisha i afrohet sërish supergolit,

Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë.

Takimi i luajtur në  Europa Point Stadium të Gjibraltarit, gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo.

Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë.

Në portë debuton Dajsinani, ndërsa në mbrojtje është Hysaj, Kacurri, Kumbulla dhe Aliji. Në mesfushë janë vendosur Medon Berisha, Pajaziti dhe Bajrami, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Broja, Daku dhe Asani.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Medon Berisha tenton sërish me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi devijohet nga mbrojtësi dhe më pas nga traversa.

34′ Medon Berisha tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi devijohet në fund nga portieri Banda.

31′ Nedim Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që largohet nga mbrojtja kundërshtare.

20′ Del Rio provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dajsinani ishte i përgatitur duke e kontrolluar topin pa probleme.

19′ Asani merr një top në krahë dhe tenton të surprizojë portierin, por topi shkon sërish jashtë.

17′ Asani tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

16′ Valarino shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Broja lëviz bukur drejt zonës, duke pasuar për Dakun, i cili nuk godet siç duhet.

1′ Nis sfida në Europa Point Stadium!