SPORT, 25 Nëntor 2022, 16:54

Gjesti i çuditshëm i Ronaldos, nxjerr diçka nga pantallonat dhe e përtyp gjatë ndeshjes me Ganën (VIDEO)

Gjesti i çuditshëm i Ronaldos, nxjerr diçka nga pantallonat

Cristiano Ronaldo u kap në mënyrë të çuditshme duke vendosur dorën poshtë pantallonave të shkurtra sportive dhe duke nxjerrë diçka për të përtypur.

Gjesti i çuditshëm i Ronaldos, nxjerr diçka nga pantallonat

Gjatë ndeshjes së Portugalisë me Ganën, mbrëmjen e Të enjtes, u vërejt diçka e çuditshme te ylli portugez, Ronaldo, që ishte aktor kryesor i kësaj ngjarje.

Kapiteni i Portugalisë mund të shihej në një video duke ‘hulumtuar’ në pantallonat e shkurtra për disa sekonda përpara se të shfaqej duke nxjerrë diçka.

Megjithatë, befasia e madhe erdhi kur sulmuesi 37-vjeçari vendosi ta fusë në gojë dhe ta përtypë.

Ky gjest i Ronaldos ka bërë konfuz dhe ka çmendur rrjetet sociale me pyetje.

“Çfarë po përtypte Ronaldo?, “Çfarë dreqi po bën Ronaldo”, “Cristiano Ronaldo e bën Joachim Lowin krenar” dhe “Çfarë po ha Ronaldo”, ishin vetëm disa nga pyetjet e tifozëve në rrjetet sociale.