TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Mesi iu nënshtrua një skanimi përpara seancës stërvitore të skuadrës sot për shkak të shqetësimit në këmbë, nga të cilat ai vuan prej disa kohësh dhe është një “hall” më vete përpara ndeshjes me Meksikën.
Megjithatë, ai ka qenë duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës nën drejtimin e Lionel Skaloni dhe do të nisë me shumë mundësi këtë të shtunë si titullar ndeshjen e dytë vendimtare për Gauchos në Kupën e Botës.
Leo mbërriti në Katar me një tendosje muskulore nga miqësorja kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, por është në gjendje optimale dhe versioni që ka pësuar një mikrokrisje është përjashtuar sot. Një dëmtim i kyçit të këmbës është përjashtuar gjithashtu, raportoi TycSport. Mesi do të startojë kundër Meksikës në ndeshjen e Botërorit që vlen më shumë se tri pikë.