TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjesti i lojtarëve të përfaqësueses gjermane, përpara fillimit të sfidës me Japoninë në Botërorin e Katarit shkaktoi shumë zhurmë, aq sa më tepër vëmendje tërhoqi ai moment sesa loja e tyre në humbje.
Situata në fjalë nuk është anashkaluar as nga Eden Hazard, i cili edhe pse nuk ka lidhje me të, gjeti kohën e përshtatshme të thumbonte “Pancerat”, se veprimi i tyre nuk sjell asgjë pozitive, përveç shpërqendrimit dhe elementit politik të përfshirë në të, e ku fokusi te futbolli dhe objektivat janë jashtë orbite në radhët e kampionëve të 4-fishtë të Botërorëve.
“Ata e dhanë mesazhin, por vëmendja e tyre mbeti aty, larg futbollit dhe lojës produktive ndaj Japonisë. Do të ishte më mirë nëse se mbyllnin gojën, por të fitonin lojën. Jemi për të luajtur futboll. Unë nuk jam këtu për të dërguar një mesazh politik. Skena të tilla mund t’i realizojnë institucionet përkatëse, secili ka detyrën e vet, e jona është të bëjmë më të mirën dhe të argëtojmë tifozët”, nënvizoi Hazard.