SPORT, 25 Nëntor 2022, 12:54

Video/ I dhuroi fitoren Brazilit ndaj Serbisë, ja si i ka festuar familja e Riçarlison golat e tij

Video/ I dhuroi fitoren Brazilit ndaj Serbisë, ja si i ka festuar familja e

 

Riçarlison padyshim ishte njeriu i ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë. Ai shënoi të dy golat për ekpin e “seleçaos” duke i dhuruar dhe fitoren në përballjen e parë në Botërorin e Katarit.

Në minutën e 62-të, Riçarlison gjeti golin pas një aksioni të shpejtë dhe në minutën e 74′ ai dyfishoi shifrat me një goditje spektakolare, duke vendosur në kasafortë sfidën.

Por si e përjetoi familja e futbollistit brazilian këtë triumf të tij?

Ata janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kanë filluar të brohorasin nga gëzimi, ndërsa më pas janë përqafuar.