SPORT, 25 Nëntor 2022, 13:12

Kupa e Botës/ Uellsi “shpartallohet” nga Irani në minutat e fundit

Kupa e Botës/ Uellsi “shpartallohet” nga Irani në minutat

Dy gola në minutat e fundit të shtesës - Rouzbeh Cheshmi (90+8') dhe Ramin Rezaeian (90+11') - i siguruan një fitore të madhe Iranit në sfidën ndaj Uellsit, që nga e tij e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të Botërorit.

Pjesa e parë ishte pa raste të pastra dhe pa ritëm, ndryshe nga e dyta që prodhoi raste të pastra për gol duke veçuar ato të iranianëve, ku në minutën e 52′, në harkun kohor të pak sekondave goditën dy herë shtyllën duke qenë të pafat.

Në minutën e 85-të, Uellsi mbetet me 10 lojtarë pasi portieri Henesej godet me gju kundërshtarin. Golat u shënuan në kohën shtesë me Cheshminë minutën 90+8′ dhe në minutën 90+11′ me Rezaeian.

Kjo ishte fitorja e parë e iranianëve, të cilët kanë shpresa për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Uellsi ende nuk ka arritur të marrë tre pikëshin e parë.

Kupa e Botës/ Uellsi “shpartallohet” nga Irani në minutat

Kupa e Botës/ Uellsi “shpartallohet” nga Irani në minutat

Skuadra e Iranit këndoi himnin kombëtar të vendit të tyre, përpara fillimit të ndeshjes në Kupën e Botës kundër Uellsit, e luajtur sot në Katar, pasi refuzoi ta bënte këtë në ndeshjen e tyre të parë ndaj Anglisë.

Lojtarët e Iranit u duk se u tërhoqën nga protesta e tyre, pas presionit të fortë dhe kërcënimi me pasoja të rënda nga regjimi islamik i Ajatollahëve.

RENDITJA E GRUPIT B

Kupa e Botës/ Uellsi “shpartallohet” nga Irani në minutat