TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Brazili i etur për sukses ka marrë një triumf 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e Botërorit të Katarit të luajtur në "Lusail Iconic Stadium".
Një nisje e mirë e kompeticionit madhor, e denjë për një skuadër që kërkon me ngulm takimin me historinë.
Në minutën e 13-të, O’Ney do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani. Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak.
Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkovic Savic neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.
Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin. Goli i ekipit të Tite do vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Riçarlison.
Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, me një lëvizje të bukur po të Riçarlison, për t’i dhënë tri pikët e para Seleçaos.
