SPORT, 29 Qershor 2024, 23:21

Gjermania siguron kualifikimin, Danimarka largohet nga Euro 2024

Gjermania siguron kualifikimin, Danimarka largohet nga Euro 2024

Gjermania ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale të “Euro 2024” duke eliminuar me rezultatin 2-0 Danimarkën.

Dy gola, në pjesën e dytë i dhanë fitoren djemve të Julian Nageslmann, me Kai Havertz, i cili çeli siparin e golave me anë të një 11-metërshi, në minutën e 53’-të të sfidës dhe vetëm 15 minuta më vonë ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala tundi rrjetën e danezit Schmeichel, për të siguruar fitoren e madhe.

Mirëpo, loja nuk ishte edhe aq e qetë, pasi në të u anuluan plot tre gola, dy për “Pancerat”, një në minutën e 4’-t dhe një në fundin e sfidës, si dhe u anulua një gol i “Vikingëve”, në minutën e 48’-të të sfidës, me këtë rrjetën e fundit që mund të ndry

GJERMANI 2-0 DANIMARKË

Haverc 53′ (p), Musiala 68′.