SPORT, 29 Qershor 2024, 19:12

Spektakël zviceran, pjesa e dytë nis me një supergol të Vargas

Spektakël zviceran, pjesa e dytë nis me një supergol të

Duket se kjo është dita e Zvicrës. Pjesa e dytë përballë Italisë, nisi një supergol të Vargas.

SFIDA

Zvicër-Itali është sfida që hap raundin e 1/8-ave të Europianit “Gjermani 2024”, me skuadrat që do të masin forcat në “Olympiastadion” të Berlinit. Skuadra e Murat Yakin vjen pas një performance të mirë në Grupin A, aty ku ishte shumë pranë vendit të parë, por që iu mohua vetëm nga një gol i Fullkrug në minutën e fundit.

Nga ana tjetër, “Azzurri” u kualifikua me katër pikë nga Grupi B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria vetëm pas një goli në frymën e fundit nga Zaçagni në takimin kundër Kroacisë. Titullar për Zvicrën është kapiteni Granit Xhaka, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë lënë në stol. Nga ana tjetër, Spalleti duket se ka kryer disa ndryshime në formacionin titullar.