TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapiteni Xhanluixhi Donaruma foli për RAI pas eliminimit nga kampionati Europian nga Zvicra.
“Është e dhimbshme të dalësh kështu, i kërkojmë falje të gjithëve. Sot ne zhgënjyem, ata e merituan. Ne u munduam gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e parë humbëm shumë topa, duke lënë shumë hapësira për ta. Ishte e vështirë, një ndeshje shumë e vështirë për t’u tretur dhe është kështu”.
“Mungoi gjithçka në këtë ndeshje, edhe cilësia dhe në pjesën e parë ne dolëm keq sepse ata gjithmonë e kishin topin në lojë. Duhet të kishim nisur mirë, por pranuam një gol menjëherë. Duhet ta pranoni, u zhgënjyem”, përfundoi portieri i Italisë.