SPORT, 29 Qershor 2024, 21:56

Gjermania zhbllokon takimin, Haverts ndëshkon me gol Danimarkën!

Gjermania zhbllokon takimin, Haverts ndëshkon me gol Danimarkën!

Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direkt mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës. Një përballje e hapur ku të dyja skuadrat ishin në kërkim të zhbllokimit të takimit, por në minutën e 35-të, në mënyrë të papritur dhe pazakontë, arbitri ndërpret takimin dhe shkak u bën rrufetë mbi stadium.

Pasi është konsultuar me asistentët e tij, ai vendosi t’i kthejë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Pas rreth 10 minutash pezullim, ndeshja rifilloi duke marrë edhe dakortësinë e skuadrave. Të dyja skuadrat tentuan të përfitonin sa më shumë, por pavarësisht rasteve të krijuara, gjithçka u mbyll në barazim 0-0 në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë ndodh gjithçka brenda pak minutave. Në fillim është Danimarka që shënon, por pas verifikimit në sistemin VAR, gjyqtari e anulon golin për pozicion jashtë loje. Ndërkohë kalojnë shumë pak minuta dhe për një prekje të topit me dorë në minutën e 51-të, arbitri akordon penallti për panzerat që shndërrohet në gol nga Haverts.