SPORT, 29 Qershor 2024, 18:23

Starton faza e 1/8-ave, skuadrat duan kualifikimin në Berlin, sfidën e hap Zvicër-Itali

Starton faza e 1/8-ave, skuadrat duan kualifikimin në Berlin, sfidën e

Zvicër-Itali është sfida që hap raundin e 1/8-ave të Europianit “Gjermani 2024”, me skuadrat që do të matin forcat në “Olympiastadion” të Berlinit.

Skuadra e Murat Yakin vjen pas një performance të mirë në Grupin A, aty ku ishte shumë pranë vendit të parë, por që iu mohua vetëm nga një gol i Fullkrug në minutën e fundit. Nga ana tjetër, “Azzurri” u kualifikua me katër pikë nga Grupi B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria vetëm pas një goli në frymën e fundit nga Zaccagni në takimin kundër Kroacisë.

Titullar për Zvicrën është kapiteni Granit Xhaka, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë lënë në stol. Nga ana tjetër, Spalleti duket se ka kryer disa ndryshime në formacionin titullar.