TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kadizi bën surprizën e madhe të radhës në La Ligas. Skuadra modeste nga jugperëndimi i Spanjës, pasi barazoi me Barcelonën, mposhti Atletik Bilbaon në “San Mames”, i mori pikë edhe Realit të Madridit (0-0) në “Santiago Bernabeu”.
Klubi mbretëror, edhe pse e mbylli në portë këtë kundërshtar modest, nuk ia doli të shënonte të paktën një gol, për të marrë fitoren. 82% e mbajti topin Reali, plot 36 herë tentoi portën, por nuk e gjeti rrjetën.
Portieri Ledesma bëri heroin me disa ndërhyrje vendimtare, por edhe sulmuesit e Realit nuk patën qartësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
Përfundoi pa gola në “Bernabeu”, me Realin që kryeson me gjashtë pikë më shumë se Sevilja, ndërsa Kadizi renditet i parafundit me 14 pikë.