SPORT, 19 Dhjetor 2021, 19:07

Eurogola dhe një autogol, Kukësi përmbys Partizanin

Eurogola dhe një autogol, Kukësi përmbys Partizanin

Kukësi ka fituar me përmbysje kundër Partizanit me rezultatin 2-1, në një ndeshje që pati shumë emocione. “Demat e kuq” e nisën në mënyrë fantastike, duke shënuar që në minutën e 11-të.

Emiljano Musta shtangu portierin Tafas me një goditje nga distanca dhe e çoi topin në rrjetë. Festë e madhe, por te Partizani nuk u treguan efikasë në 45 minutat e para.

Cara mund të kishte shënuar edhe golin e dytë dhe te qetësisë, por nuk ia doli dot. Edhe Esat Mala rrezikoi një moment. Kukësi nga ana tjetër rrezikoi me kapitenin Gjelbrim Taipi.

Verilindorët në pjesën e dytë nisën të shohin më shumë nga porta e portierit Teqja. Feijao dhe Ndreca dhanë sinjalet e para, ndërsa Partizani pati sërish mundësi shënimi me Carën, i cili u ndal nga Tafas.

Në minutën e 70-të Partizani i dhuroi golin e barazimit Kukësit. Musta ktheu një top prapa dhe portieri Teqja u gjet i papërgatitur dhe topi u ndal në rrjetë.

Ai gol i dha zemër Kukësit, që me kapitenin Taipi shënoi në fund edhe golin e fitores, që i jep tri pikët dhe vendin e parë për momentin, pasi ka barazuar me 27 pikë Tiranën kryesuezse te dhe sonte luan kundër Teutës në “Air Albania”.