SPORT, 19 Dhjetor 2021, 20:47

Torino feston ndaj Veronës, Sampdoria befasohet në fund nga Venecia

Torino feston ndaj Veronës, Sampdoria befasohet në fund nga Venecia

Torino ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur 1-0 Hellas Veronën. Vendimtar ishte Tomas Pobega, i cili shënoi në minutën e 26-të golin që rezultoi me vlerë tri pikë.

Torino e kontrolloi lojën, por një ndihmë ia dhanë edhe miqtë, që mbeten me një lojtar më pak nga minuta e 25-të, kur Manjani u ndëshkua me karton të kuq.

U duk se edhe Sampdoria do të merrte pikët e plota, por nuk shkoi më shumë se barazmi 1-1 ndaj Venecias. 

Sampdoria shënoi që në minutën e parë me anë të Gabiadinit.

Venecia barazoi me goditjen e vetme në portë, me anë të Henri (87'), i cili realizoi një gol të bukur.