TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ajaksi fitoi 0-2 kundër Fejnordit në përballjen më të fortë të javës së 17-të në Eredivisie. Në pjesën e parë u zhvilluan duele të forta dhe arbitri kryesor nxorri pesë herë kartonin e verdhë.
Një minutë përpara fundit të fraksionit të parë të sfidës, Ajaksi kaloi në avantazh falë një autogoli të argjentinas Marcos Senesi. Ajaksi gjeti edhe golin e dytë 11 minuta përpara fundit.
Penallti për “Harkëtarët” dhe ekzekutim i saktë i Dusan Tadiçit. Fitorja e sotme e ka ngjitur Ajaksin në krye me 39 pikë, dy më shumë se PSV-ja që nuk ka zbritur akoma në fushë dhe tre mbi Fejenordin.