SPORT, 20 Qershor 2023, 13:34

Humbi ndaj Bjellorusisë, Federata e Futbollit të Kosovës shkarkon trajnerin Giresse

Humbi ndaj Bjellorusisë, Federata e Futbollit të Kosovës shkarkon

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Ky vendim vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, 1-2. Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar kosovar. Ndërkohë menjëherë kanë filluar të lakohen kandidatët e parë, ku një pistë e mundshme është të ulet trajner shqiptar.