TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca fiton me penallti përballë Portugalisë duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale ku e pret Spanja.
Francë-Portugali ishte një tjetër përballje pretendentësh në këtë fazë çerekfinale të këtij Europiani. Në 45 minutat e para të dyja skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rastet për shënim ishin thuajse zero për të dyja ekipet të cilat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar edhe këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë, që do të jetë një tjetër mundësi për të evituar penalltitë. Pavarësisht kohës së shtuar nuk ishte e thënë edhe 120 minutat përfunduan në barazim për t’i lënë gjithçka në dorë ruletës së penalltive. Dhe në këtë fraksion të lojës i vetmi që humbet ishte Joa Felix nga lojtarët portugez i cili goditi shtyllën pingule.