SPORT, 5 Korrik 2024, 21:21

Ndeshja e fundit në karrierë me Gjermaninë, Toni Kros e mbyll me futbollin e luajtur!

Ndeshja e fundit në karrierë me Gjermaninë, Toni Kros e mbyll me

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kros. Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kros, do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kros, nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimtar. 

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.