TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portugali-Francë nuk ka prodhuar gol në kohën e rregullt, ndërsa sfida i është drejtuar kohëve shtesë.
Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patë shanset më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuan portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje.
Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohës shtesë, për të parë nëse nevojitet edhe goditja e 11-metërshave për të zbuluar gjysmëfinalisten e dytë.