TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi B i Euro 2024 ka mbyllur sot ndeshjet e dyta me sfidën mes Spanjës dhe Italisë, një duel që ka dekretuar dominimin e spanjollëve në këtë grup duke i siguruar kualifikimin e menjëhershëm.
Suksesi 1-0 i Spanjës, bën që iberikët të jenë matematikisht fitues të grupit me 6 pikët që kanë deri tani dhe të jenë më të qetë në sfidën e fundit ndaj Shqipërisë.
Ndërkohë, Italia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e treta me pikën e siguruar ndaj Kroacisë, ashtu si kjo e fundit.
