SPORT, 20 Qershor 2024, 19:50

Mourinho vlerëson kombëtaren shqiptare: Surpriza e këtij Evropiani

Mourinho vlerëson kombëtaren shqiptare: Surpriza e këtij

Trajneri Jose Mourinho në një reagim të fundit ka thënë se kombëtarja shqiptare është surpriza e Euro 2024. Mes të tjerash portugezi tregon edhe cilësitë e kuqezinjve. 'Dëshirë, tifozllëk dhe rekorde", thotë Mou.


Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë fitoren në ndeshjen e 24 qershorit përballë Spanjës, gjë që do të sillte kualifikimin e çmendur në grupin më të fortë në Gjermani 2024.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, tha trajneri i Fenerbahces.